Fillimi | Analiza | Kur e ndërron tregun, nderrojë dhe shitësit

Kur e ndërron tregun, nderrojë dhe shitësit

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Legjendën për durimin, si armë të fortë politike, e kanë trilluar politikanët e popujve të vegjël, të cilët duke e vetëzgjedhur durimin si strategji të veprimit politik, kanë mundur ta bëjnë më të lehtë, e ta arsyetojnë, pozitën e vetë të të nënshtruarit. Njësojë si edhe artistët e dobët, që e kanë trilluar legjendën se, deri sa është gjallë, artisti i mirë, jeton në varfëri dhe i papranuar nga të tjerët.

 Shkruan: Kim Mehmeti 

 Legjendën për durimin, si armë të fortë politike, e kanë trilluar politikanët e popujve të vegjël, të cilët duke e vetëzgjedhur durimin si strategji të veprimit politik, kanë mundur ta bëjnë më të lehtë e ta arsyetojnë pozitën e vetë të të nënshtruarit. Njësoj si edhe artistët e dobët, që e kanë trilluar legjendën se, deri sa është gjallë artisti i mirë jeton në varfëri dhe i papranuar nga të tjerët. Popujt me potencë dhe të sigurt në vetvete, fëmijëve të tyre ua mësojnë legjendën për ëndërrimtarin, i cili ia arrin të veçojë ëndrrat e largëta nga ato që mund t‘i sjellë në jetë, e t‘i jetojë sot dhe këtu. Pra, i mësojnë fëmijët të kuptojnë se, jeta përbëhet nga ëndrra që duhen jetuar dhe nga ato që i ëndërrojnë të sotmit e do i jetojnë ëndërruesit e nesërm. Popujt me kulturë politike, gjithashtu, u mësojnë fëmijëve të tyre se politikan nuk mund të bëhet çdokush, se gomarin mund ta çosh edhe në Mekë, por ai prapë do kthehet gomar. Pra, i mësojnë të ruhen nga politikanët që mendojnë se pozita në piramidën shtetërore e partiake është ajo që të bën të mençur, e jo mençuria dhe vlerat individuale ato që të bëjnë të denjë për pozitë të lartë në shoqëri.

Shumica e politikanëve shqiptarë në Maqedoni, popullit të vet ia ofrojnë durimin, ndërsa vetvetes ngutjen që sa më shpejt t‘i bëjnë jetë ëndrrat personale. E tëra kjo më së miri shihet gjatë formimit të koalicioneve qeveritare dhe ndryshimeve në administratën më të lartë shtetërore. Siç u pa edhe gjatë kompletimit të qeverisë së re të Nikolla Gruevskit, të përbërë nga koalicioni VMRO-DPMNE dhe BDI. Pra, siç u pa në ditët e kaluara, kur posa u tha se BDI-ja do bëhet pjesë e qeverisë, të gjithë u bënë BDI-stë të flaktë dhe mbase, Ali Ahmetin e përballën me të vërtetën se ai nuk do e ketë gjithaq të rëndë të merret vesh me Gruevskin, por si t‘ia dalë në krye me ambiciet ministrore dhe shtetformuese të qindra aktivistëve të vet. I përballur me aktivistët e tij, që mendojnë se ai që njëherë bëhet ministër, përjetë është ministër, si dhe me të rinjtë që me çdo kusht duan të shijojnë se sa lehtë jetohet kur pozita t‘i mbulon të gjitha mangësitë, Ali Ahmeti bëri të mundshmen: ia propozoi Gruevskit dy ministra që populli i njihte nga përbërja qeveritare e 2002-2006 dhe emra të rinj ministrash dhe zëvendësministrash, disa nga të cilët, mbase janë të panjohur edhe për anëtarët e kryesisë së kësaj partie. Kështu pra, Ali Ahmeti nuk iu përmbajt parimit se kur e ndërron tregun për shitjen e mallit, duhet t‘i ndërrosh edhe shitësit, por u mbështet mbi përvojën që as në treg të ri të mos shkosh pa shitës të cilëve u beson. Gjë që mund të jetë po aq pozitive sa edhe negative. Posaçërisht për një ambient politik si ky në Maqedoni, ku është krijuar bindja se ministër mund të bëhet edhe daullexhiu i Ramazanit, por ku vështirë mund të gjesh njeri që di t‘i bjerë një daulleje të rëndomtë në dasmë.

Si do që të jetë, Maqedonia tani ka një qeveri të re. Maqedonia ka edhe Parlamentin e ri, i cili brenda një muaji aprovoi thuajse qindra ligje dhe mbase është "fabrika" më rentabël në Evropë për "prodhimin" e ligjeve. Mes këtyre ligjeve, këto ditë, Parlamenti i Maqedonisë miratoi edhe ligjin për të cilin shqiptarët flasin plot shtatëmbëdhjetë vjet, e që u aprovua për më pak se shtatëmbëdhjetë minuta - të ashtuquajturin ligj për përdorimin e gjuhës shqipe. Pra, ky ligj u miratua aq ngutshëm dhe aq papritur, sa ke përshtypjen se, ose bëhet fjalë për ligj të parëndësishëm, të cilin mjafton ta pranojnë një grup partiakësh, ose dikush është frikësuar që ta bëjë publik dhe të dëgjojë edhe zërin e opinionit të këtushëm shqiptar e maqedonas.

Nuk ka dyshim se ky ligj e avancon përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Por ky ligj nuk e zyrtarizon gjuhën shqipe në këtë shtet. Andaj, edhe duhet të kenë kujdes ata që thonë se me këtë ligj u zyrtarizua gjuha shqipe në Maqedoni. Duhet të jenë të kujdesshëm në shenjë respekti ndaj atyre që i njohin lojërat politike dhe e dinë se në Maqedoni, gjuha shqipe do zyrtarizohet atëherë kur të ndryshohet neni 7 i Kushtetutës së këtij shteti dhe në të do të shkruhet: "Në Republikën e Maqedonisë, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti cirilik, si dhe gjuha shqipe dhe alfabeti latin". Të gjitha zgjidhjet e tjera ligjore, me të drejtë mund të quhen sukses i BDI-së, mund të quhen avancim i përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni, mund të quhen pjesë e ëndrrës që është bërë jetë, por duke theksuar se ëndrra e mirëfilltë e shqiptarëve të Maqedonisë ende nuk është realizuar, se ajo është e barabartë me atë që e jetojnë serbët e Kosovës: kur polici serb të drejtohet në kufi në gjuhën e tij amtare, pa mbajtur llogari se vallë ti e di apo jo gjuhën serbe. Pra, zyrtarizim nënkupton të mos kesh ligj që të kufizon, por zgjidhje kushtetuese që të mundëson të flasësh e të shkruash shqip, kudo që të ndodhesh në Maqedoni.

Gjithsesi, bashkëqeverisja me Gruevskin është një sprovë e madhe për Ali Ahmetin. Në mos për hiçgjë tjetër, për shkak se ai përballet me "armikun" e fundit në këtë shtet, i cili ende mendon se Ali Ahmetit më hije i ka maska e "terroristit", se sa kollarja e politikanit. Ali Ahmeti përballet me një strukturë partiake antishqiptare, e cila parullat e viteve nëntëdhjetë të "Vdekje për shqiptarët", i ndërroi me një strategji tjetër: të afirmosh dhe të zhvillosh çdo gjë të etnitetit maqedonas, e të kriminalizosh sa më shumë shoqërinë shqiptare në Maqedoni. Pra, të nxisësh grindjen ndërpartiake mes shqiptarëve deri në shfarosjen fizike mes tyre dhe t‘i përdorësh ata si mbulesë për dështimet politike. Andaj, ndoshta Ali Ahmeti nuk do e ketë shumë të vështirë të sjellë ligje që do avancojnë pozitën e shqiptarëve të Maqedonisë, por do e ketë shumë të rëndë të bëjë dekriminalizimin e shoqërisë shqiptare në këtë shtet. Pra, do e ketë të vështirë të ndalojë kriminalizimin e shoqërisë shqiptare, proces që mori hov gjatë dy viteve të fundit, e për të cilin shumë investoi VMRO-DPMNE-ja, e përkrahur nga PDSH-ja, e cila shkronjën "Sh", e arsyeton vetëm kur është parti opozitare. Duke u nisur nga kjo, që tani mund të thuhet se qeveritarët e BDI-së, pas njëqind ditëve, nuk do vlerësohen gjithaq nëpërmjet ligjeve dhe punësimeve, sa me atë që kanë arritur t‘i dekriminalizojnë vendbanimet shqiptare. Pra, me atë sa kanë filluar procesin e pajtimit brendashqiptar, sa kanë bërë që shqiptarët në të ardhmen të mos e konsiderojnë kundërshtarin politik armik, çka kanë bërë që përkatësia partiake të mos jetë rrezik për jetë dhe ekzistencë. Shkurt e shqip, do vlerësohen nëpërmjet asaj sa nuk kanë qenë revanshues ndaj kuadrove të aftë të PDSH-së dhe sa do arrijnë të pengojnë që BDI-ja të bëhet një PDSH e dytë, e cila për Zot do e njeh vetëm përkatësinë partiake, e për qiell të vetin, hyrjen në qeveri, edhe nëse duhet të shkelësh mbi çdo gjë shqiptare.

E deri sa të kalojnë njëqind ditët e para të qeverisë së Gruevskit, nuk duhen paragjykuar kuadrot e rinj të BDI-së, ata që janë ulur për herë të parë në kabinetet qeveritare. Por duhet thënë e tëra që dihet për ata që e dëshmuan veten gjatë qeverisjes së dikurshme mes LSDM-së dhe BDI-së. Si për shembull, për Musa Xhaferin, thuhet se ka një vlerë mbi gjithë të tjerët, e për hir të së cilës gjithmonë do mbetet ministër: është rritur me Ali Ahmetin. Dëshmi për këtë pohim mund të jetë e vërteta se një Agron Buxhaku dhe një Azis Pollozhani, dy ish-ministrat e vlerësuar si më të suksesshmit të BDI-së gjatë bashkëqeverisjes me LSDM-në, mbetën pa asnjë postë, e Musa Xhaferi u bë "Kryeplak i komunave".

Por, lojërat brendapartiake në BDI nuk janë aq të rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë. Më e rëndësishme për ata është të pajtohen politikisht mes tyre, si parakusht që partitë maqedonase të mos ua zbresin çmimin politik aq sa e kanë sot. E partitë e këtushme shqiptare, sot janë në atë shkallë, sa çdo mandatari i vjen keq pse nuk ka themeluar me kohë Ministrinë për Organizimin e Dasmave dhe Synetimeve, të cilën do ua ndante shqiptarëve. Me çka nuk do kishte nevojë të bënte rebalancin (barazimin) e buxhetit shtetëror në mes të vitit, siç e bëri para ca ditëve Gruevski, edhe atë vetëm që t‘ua zvogëlojë buxhetin ministrive të udhëhequra nga shqiptarët (përfshirë edhe buxhetin për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit), e ato mjete t‘i shpërndajë nëpër ministritë e udhëhequra nga VMRO-DPMNE.

Pra, pa marrë parasysh lojërat brendapartiake të BDI-së, shqiptarët e Maqedonisë do duhet ta pranojnë si ide shumë të qëlluar atë të Ali Ahmetit për ndryshimet kushtetuese, që do mundësojë parlamentarët ta zgjedhin kryetarin e shtetit e jo populli. Por, vetëm me një kusht: nëse ky ndryshim kushtetues do përfshijë edhe atë që do përcaktojë se kur kryetari i shtetit është maqedonas, ai i Parlamentit të jetë shqiptar dhe anasjelltas. Përndryshe, edhe kjo zgjidhje, si ajo me ligjin për gjuhët, do jetë realizimi i gjysmës së ëndrrës. Zgjidhje gjysmake që do dëshmojë se shqiptarëve të Maqedonisë nuk u mungon as durimi, as ëndrrat, por politikanë që e dinë se, të vjelësh rezultate politike në Maqedoni, është njësoj si të mbledhësh lule në breg të ndonjë humnere.

Komente (2 dërguar):

Xhemal më 29 September, 2008 01:12:28
avatar
-Te komentojsh,ndonje Analiz Politike te Kim Mehmetit,i ngjan thenjes se tij kur macja kuan me miun duhet te jesh luan qe te nderhish,por vlen vetem te vlersohet nje Analiz e till,por une desha vec te theksoj se duke lexuar tekstin me dha nje buzqeshje fakti se kur u kuptua se BDI-ja do te jet ne qeveri gjith u ben BDI-st.
Asip më 27 January, 2009 07:02:58
avatar
Me kënaqsi lexova komentin tuaj. Gjithmon kam vlersuar shkrimet dhe komentet e Juaja z.Këta komente të mira shum pak arin deri te veshët e shurdhur të ,,politikaneve me vlera të larta kombetare,, me prejashtim kur ata ti prekish direkt siq thot populli ne tel, të vërsulen menjiher me kanosje të ndryshme. Fatkeqsia qendron ne atë se politikanët tanë janë ,,politikan të vetpëlqyar,, se me dinjitet përfaqsojnë interesat e popullit. Por ja fatkeqsisht realiteti është mu asht siq edhe Ju e përshkruani.
Të shpresojmë në vetëdisimin e popullit,mendoj se e vetmja menyrë për të dalun nga kjo humner që e kanë sjellur pushtetarët tanë është qe me ,,voten e lirë të popullit,, ata të largohen nga skena politike. Të shpresojm se një gjë e till sëshpejti do të ndodh. Ju jap përkrahje dhe kurajon që të vazhdoni me komentet e Juaja, pavarsisht nga reagimet që vijnë. Shpresoj se këta shrime do të ndikojnë në vetëdisimin e popullit
të ndan të miren dhe të keqën dhe atë mendon lirshëm ta shpreh ku do që është.

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
4.00
Tjera nga Analiza
Previous
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
image
ÇKA I TAKON SUNDUESIT, NUK I BIE NË HISE VASALIT
 Kim Mehmeti  Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e ...
image
Populli i ushqen, liderët i mjelin
Sa u përket të këqijave që të vijnë nga njerëzit, ka të atilla që jetën ta bëjnë rrënojë dhe të këqija, të cilat thuajse e ...
image
Mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm
Kim Mehmeti Shumica e politikanëve shqiptarë janë nga ata që mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm. E kjo është veçori e njerëzve që mbahen të ...
image
Тë kapur në peshizkën e Gruevskit
Kim MEHMETI Më pyesin pse nuk shkruaj më shpesh si dikur, pse jam heshtur. Unë u them: Vallë nuk e shihni se fjalët kanë humbur çdo ...
image
Biri im!
Kim MEHMETI Libri i Zija Çelës, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, më ra në dorë posa doli nga shtypi. Por, e kam lexuar shumë vonë. Ai ...
image
KISHA KU DO VARROSET TOLERANCA NDËRETNIKE E NDËRRELIGJIOZE
Kim MEHMETI Fshehurazi dhe pa e ditur njeri, në Kalanë dardane të Shkupit u ngrit konstruksioni bartës prej metali i një kishe ortodokse. Pas reagimit të ...
image
“Maunokratët” e partitizmit shqiptar
Kim MEHMETI Më shumë se katër dekada me radhë, Enveri shqiptarëve ua vrau Zotin duke dashur që vetveten ta shpallte Perëndi të vetmen të tyre. Në ...
image
“Lufta” e dështuar e kryeministrit
Kim Mehmeti Ai që nuk e sheh se në “Pero Nakov” nuk luftohen aktivitete joligjore, por bëhet luftë kundër medieve më të fuqishëm, asnjëherë nuk do ...
Next