Fillimi | Analiza | Parti të paraburgosura

Parti të paraburgosura

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Nëse politika është perde që fsheh fytyrën e vërtetë të një rendi shoqëror, atëherë tërësia juridike e një shteti është pasqyra ku shihen të gjitha të metat e një shoqërie. Andaj, edhe rendi juridik i një shteti matet me atë se sa ai është nën ndikimin e politikës, sa arrin të mos bëhet qëndismë e perdes politike, e cila fsheh fytyrën e vërtetë të elitave pushtetmbajtëse të një shteti.


Shkruan: Kim MEHMETI

Nëse politika është perde që fsheh fytyrën e vërtetë të një rendi shoqëror, atëherë tërësia juridike e një shteti është pasqyra ku shihen të gjitha të metat e një shoqërie. Andaj, edhe rendi juridik i një shteti matet me atë se sa ai është nën ndikimin e politikës, sa arrin të mos bëhet qëndismë e perdes politike, e cila fsheh fytyrën e vërtetë të elitave pushtetmbajtëse të një shteti. Nuk ka dyshim se, sistemi juridik që e kontrollon politika, është peshore që e mbajnë në dorë gjykatësit dhe ligjet, por peshën e fajësisë e përcaktojnë politikanët. E politika që nuk respekton sistemin juridik është tirani.

Por, ka shoqëri më të këqija se ato ku politika dhe gjyqësori janë si dy vëllezër të pandashëm mëkatarë, që kalojnë ditën në dy dhoma të ndara, por flenë në shtrat të përbashkët partiak: ato janë shtetet që kanë sistem të dyfishtë të drejtësisë. Pra, ato janë shtet siç është Maqedonia e sotme, e cila ka vetëm një palë ligje dhe të njëjtin gjyqësor për të gjithë qytetarët e saj. Por kur bëhet fjalë për përcaktimin e fajësisë, ato ligje ndryshe lexohen dhe gjykata ndryshe e mat fajin, varësisht se cila është përkatësia etnike e atij që duhet matur me peshoret e drejtësisë.

Shqiptarët e Maqedonisë e dinë prej moti se jetojnë në një shtet, i cili ka standarde të dyfishta juridike. Njërin për etnitetin maqedonas, e tjetrin për shqiptarët e këtushëm. Andaj, ata janë më të kënaqur, për shembull, kur përplasen me makinën e tyre me atë të ndonjë bashkëkombësi të tyre, se sa me atë të ndonjë maqedonasi. Sepse e dinë se ligji dhe gjyqësori në këtë shtet, nuk kanë për obligim vetëm të mbrojnë të drejtën, të përcaktojnë fajtorin dhe të pafajshmin, por edhe të mbrojnë maqedonasit etnikë nga shqiptarët.

Mbase ka të tillë që mund të mos ta besojnë këtë vlerësim, mbase është mirë që botën ta mbisundojnë kureshtarët e skeptikët, ata që kërkojnë prova për të gjitha pohimet, që nuk u besojnë vlerësimeve të paargumentuara. Andaj, ja një argument më të ri, për ata që nuk besojnë, që thonë se shqiptarëve të Maqedonisë u duket e errët edhe dita me diell, se çdo gjë rreth vetes e shohin me syzet e dëshpërimit, sepse nuk munden edhe Maqedoninë ta bëjnë Shqipëri dhe bëjnë çmos ta njollosin demokracinë premtuese multietnike të këtij shtetit. Pra, ja një dëshmi për standardin e dyfishtë juridik të Maqedonisë, dëshmi që mbase do ta qartësojë atë që u tha më lart.

Këto ditë, në Maqedoni, filloi procesi gjyqësor i të ashtuquajturave "Lëndë të Hagës", e që kanë të bëjnë me konfliktin e vitit 2001. Pra këto ditë, pritet të fillojë gjykimi i të akuzuarve për keqtrajtimin e punëtorëve të kompanisë ndërtuese "Mavrovo" dhe për të dyshuarit se kanë mbyllur ujësjellësin e Kumanovës gjatë konfliktit të 2001-shit, duke rrezikuar jetën e shumë civilëve të pafajshëm. Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës nuk e pa të arsyeshme të ngrinte aktpadi për këto dy raste, si edhe për të zhdukurit e etnitetit maqedonas e për përgjegjësinë komanduese të udhëheqësve të ish-UÇK-së. Edhe pse partitë shqiptare - dhe jo vetëm ato - me të drejtë thonë se fillimi i proceseve gjyqësorë kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, është i dëmshëm për shtetin, se për krimet e luftës është kompetent vetëm Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës, se rastet për të cilat akuzohen edhe disa deputetë të BDI-së janë të përfshira në Ligjin për Amnisti, prokurori i këtushëm shkon tutje. Tanimë janë dhënë urdhëresat për paraburgimin e deputetit të BDI-së, Isein Xhemaili. Pra, këto ditë, u bë e ditur se dy nga deputetët e BDI-së kanë hequr dorë nga imuniteti i tyre dhe çdo gjë ia kanë lënë në duar sistemit juridik të Maqedonisë. Me këtë mbetet e paqartë nëse vallë ky është fillimi i ndonjë tregtie politiko-juridike mes Gruevskit dhe Ali Ahmetit, apo thjesht BDI-ja, për të mbetur në pushtet e për të kontribuar në rritjen e rejtingut të Gruevskit tek etniteti maqedonas, është e gatshme të flijojë ndonjë nga pjesëtarët e dikurshëm të UÇK-së. Pra, se është e gatshme të zhvlerësojë edhe vlerën më të madhe që kanë shqiptarët e Maqedonisë - luftën e vitit 2001 - vetëm për t‘ia plotësuar të gjitha dëshirat Gruevskit.

Sido që të jetë, duhet vazhduar argumentimi se Maqedonia ka sistem të dyfishtë juridik: një për maqedonasit etnikë, e tjetrin për shqiptarët e këtushëm. Edhe atë, duke mos u larguar nga konflikti i 2001-shit. E ky konflikt përfundoi me disa të zhdukur të etnitetit maqedonas, si dhe me të zhdukur shqiptarë, me disa civilë të keqtrajtuar të etnitetit maqedonas e shqiptar, me disa banorë shqiptarë të vrarë, e që nuk ishin pjesëmarrës aktivë në luftime, në mesin e tyre edhe fëmijë. Ky konflikt përfundoi si gjithë konfliktet në botë, ku e pësojnë edhe ata që nuk kanë veshur uniformat dhe nuk mbrohen me armë. Por, sot në Maqedoni, ngrihen aktakuza vetëm për shqiptarët e dyshuar se kanë bërë krime lufte. Pra, deri më sot, organet policore dhe gjyqësore të Maqedonisë, thonë se kanë identifikuar ata që kanë keqtrajtuar punëtorët e kompanisë "Mavrovo", ata që mbyllën ujësjellësin e Kumanovës gjatë konfliktit, ///////////cilët janë të dyshuarit për të zhdukurit e etnitetit maqedonas, cilët janë njerëzit që bartin përgjegjësi komanduese për gjithë këto të këqija.

Por kjo polici dhe ky shtet bëjnë sikur nuk dinë asgjë se kush ishin ata që morën pjesë në zhdukjen e shqiptarëve të pafajshëm, që rrahën me dhjetëra të tjerë edhe përpara spitaleve të shtetit, që komanduan të bombardoheshin vendbanime ku u vranë edhe fëmijë shqiptarë. Pra, ky shtet lehtë i zbulon fajtorët që kanë dëmtuar qytetarët e etnisë maqedonase, por kurrsesi nuk arrin t‘i gjejë ata që gjatë konfliktit të vitit 2001, bënë dëme nga më çnjerëzoret mbi civilët shqiptarë.

Andaj, duke qenë Maqedonia e tillë, me drejtësi dystandardëshe, shtrohet pyetja e logjikshme: pse partitë shqiptare lejojnë që në këtë shtet edhe më tej të vlejë një peshore juridike për maqedonasit etnikë, e një tjetër për shqiptarët e këtushëm? Pastaj pason pyetja tjetër: vallë partitë e këtushme shqiptare nuk e shohin se me hapjen e "Lëndëve gjyqësore të Hagës", Gruevski nuk kënaqet vetëm me paraburgimin e disa deputetëve të partive shqiptare, por do të arrijë diçka më shumë se kaq: t‘i mbajë sa më gjatë të "paraburgosura" BDI-në dhe PDSH-në. Dhe të shtojë popullaritetin e tij tek etniteti maqedonas, duke u dëshmuar si "hero", i cili do t‘i pastrojë llogaritë me shqiptarët për konfliktin e 2001-shit. Dhe, duke i kanosur me burgosjen e deputetëve shqiptarë, Gruevski jo vetëm që ua mbyll gojën partive më të mëdha të këtushme shqiptare, por shkon një hap më larg: e sforcon sistemin e dyfishtë juridik në Maqedoni dhe u përcjell shqiptarëve porosinë se çdo gjë e tyre varet nga vullneti i tij.

Mbase shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë nevojë që Gruevski t‘ua ripërtërijë porosinë, të cilën ata e kanë marrë vite më parë. Gruevski duhet ta ketë ditur se shqiptarët e këtushëm prej moti e kanë të qartë se jetojnë në shtet me standarde të dyfishta juridike. Duhej dikush t‘i tregonte Gruevskit se shqiptarët e këtushëm, nuk e përjetojnë gjithaq dhimbshëm standardin e dyfishtë juridik të shtetit ku jetojnë, e me të cilin thuajse janë mësuar, por i dëshpëron e vërteta se, edhe partitë e tyre i janë nënshtruar bindjes që ky realitet juridik është një e keqe e domosdoshme e që duhet duruar. Pra, shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë vetëm hallin e të pambrojturit nga sistemi juridik i shtetit, por i trishton e vërteta se kanë parti që edhe më tej mbeten të varura nga vullnetit politik i qarqeve partiake të etnitetit maqedonas. E se me këta përfaqësues shqiptarë nëpër organet më të larta shtetërore, shqiptarët e këtushëm nuk do arrijnë t‘i artikulojnë as pyetjet logjike, si për shembull atë, pse për zhdukjen e maqedonasve ka të akuzuar konkretë, e për të zhdukurit shqiptarë askush nuk akuzohet? Apo pse ky shtet aq lehtë arrin t‘i zbulojë "krimet" e bëra mbi popullatën e etnitetit maqedonas, e thuajse fare nuk e intereson zbulimi i atyre që keqtrajtuan dhe vranë civilë shqiptarë?

Pa dyshim, edhe politika zyrtare e Shkupit është vetëm një perde që mbulon fytyrën e vërtetë të rendit shoqëror në Maqedoni. Por, sado që ajo perde të jetë e stolisur dhe e patejdukshme, mjafton në të të shohësh qëndismat e standardit të dyfishtë juridik, e ta kuptosh se bëhet fjalë për rend shoqëror, i cili realisht është shumetnik, shumëkulturor e shumëgjuhësor, por ka polici dhe gjykatës që kuptojnë vetëm kur u flet maqedonisht. E këtë perde, e stolisin edhe qëndismat e partive të këtushme shqiptare, që bëhen pjesë e koalicioneve qeveritare. Parti që, ose kanë ndonjë strategji të fshehur për të ardhmen e këtij shteti, ose janë aq të përgjumura, sa nuk e kuptojnë se, sa më shumë e stolisin fytyrën me pomada dhe pudra të ndryshme, aq më shumë u plaket dhe e pëson lëkura e tyre.

Komente (1 dërguar):

Muja më 23 October, 2008 10:23:48
avatar
Sa per te qendisurat, do te kisha shtuar se partite shqiptare dale ngadale, paralelisht me flamurin fitimtar maqedonas, po qendisin edhe flamurin e tradhetise kombetare. Cfare komandanti na qenka ky qe po flijon bashkeluftetaret e tij ne emer "qetesise ne koalicion ", apo... Vazhdojne flijimet ne emer te kesaj qetesie metutje, koalicionet po funckionojne ne menyre perfekte, s'kemi sec merzitemi, punet po na ecin mire...
Te pershendes Kim dhe te peruroj per shkrimet e tua. Shpresoj se ato i lexohen edhe nga rrobaqepesit e politikes shqiptare!

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
4.50
Tjera nga Analiza
Previous
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
image
ÇKA I TAKON SUNDUESIT, NUK I BIE NË HISE VASALIT
 Kim Mehmeti  Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e ...
image
Populli i ushqen, liderët i mjelin
Sa u përket të këqijave që të vijnë nga njerëzit, ka të atilla që jetën ta bëjnë rrënojë dhe të këqija, të cilat thuajse e ...
image
Mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm
Kim Mehmeti Shumica e politikanëve shqiptarë janë nga ata që mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm. E kjo është veçori e njerëzve që mbahen të ...
image
Тë kapur në peshizkën e Gruevskit
Kim MEHMETI Më pyesin pse nuk shkruaj më shpesh si dikur, pse jam heshtur. Unë u them: Vallë nuk e shihni se fjalët kanë humbur çdo ...
image
Biri im!
Kim MEHMETI Libri i Zija Çelës, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, më ra në dorë posa doli nga shtypi. Por, e kam lexuar shumë vonë. Ai ...
image
KISHA KU DO VARROSET TOLERANCA NDËRETNIKE E NDËRRELIGJIOZE
Kim MEHMETI Fshehurazi dhe pa e ditur njeri, në Kalanë dardane të Shkupit u ngrit konstruksioni bartës prej metali i një kishe ortodokse. Pas reagimit të ...
image
“Maunokratët” e partitizmit shqiptar
Kim MEHMETI Më shumë se katër dekada me radhë, Enveri shqiptarëve ua vrau Zotin duke dashur që vetveten ta shpallte Perëndi të vetmen të tyre. Në ...
image
“Lufta” e dështuar e kryeministrit
Kim Mehmeti Ai që nuk e sheh se në “Pero Nakov” nuk luftohen aktivitete joligjore, por bëhet luftë kundër medieve më të fuqishëm, asnjëherë nuk do ...
Next