Fillimi | Analiza | Nuk dua të jem pjesë e projektit “Makedonska Knizhevnost

Nuk dua të jem pjesë e projektit “Makedonska Knizhevnost

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Meqenëse gjatë nënshkrimit të kontratës për botimin e librit tim në kolanën “Letërsia maqedonase”, nuk më informuat se logoja “Makedonska knizhevnost”, si e tillë dhe në alfabetin cirilik, do qëndrojë e shtypur edhe në kopertinat e librave në gjuhën shqipe, ua bëjë me dije se e shpalli të pavlefshme kontratën për botimin e librit tim.

Kim MEHMETI

Të nderuar,

Meqenëse gjatë nënshkrimit të kontratës për botimin e librit tim në kolanën “Letërsia maqedonase”, nuk më informuat se logoja “Makedonska knizhevnost”, si e tillë dhe në alfabetin cirilik, do qëndrojë e shtypur edhe në kopertinat e librave në gjuhën shqipe, ua bëjë me dije se e shpalli të pavlefshme kontratën për botimin e librit tim. Pra,ua ndaloj ta përfshini cilëndo libër timin në projektin “Makedonska knizhevnost” dhe kontratën e nënshkruar me SHB “Mikena” nga Manastiri e shpall të pavlefshme dhe si rezultat të mjeshtërive tuaja manipuluese me autorët e painformuar shqiptarë. Andaj, do e konsideroj si thyerje të të drejtave të mia si autor, nëse cili do libër imi në gjuhën shqipe do botohet në këtë shtet si pjesë e letërsisë maqedonase.

Gjithashtu, ju njoftoj se ky qëndrim imi nuk ka të beje fare me gjuhën dhe popullin maqedonas, por me tendencat perverse që edhe projekte të artit dhe të kulturës, të bëhen pjesë e politikës së ditës, me tendencat destruktive që edhe letërsinë të cilës i përkas – atë shqiptare - ta bëni pjesë të komplekseve tuaja etnike, e që në këtë shtet manifestohen nëpërmjet tentimeve që çdo gjë, duke filluar nga plehu artificial, e deri te qielli dhe toka, të bartë substancën dhe prefiksin “maqedonase”. Pra, këtë veprim timin, duhet ta merrni të tillë siç është: e drejt e çdo autori, vet të përcaktojë përkatësinë etnike letrare, e jo këtë ta bëjë ndonjë ministri, ndonjë qeveri apo komision ministror.

Ju informoj se e nënshkrova kontratën me SH.B. “Mikena”, duke besuar se kam punë me njerëz të kulturës, të cilët e dinë se përkatësia letrare e një autori nuk caktohet me votat e ndonjë komisioni të Ministrisë së Kulturës. Pra, e nënshkrova kontratën duke besuar se kamë të bëjë me Ministrinë e Kulturës të shtetit tim, e cila e ka për obligim të mbrojë edhe identitetin tim letrar, se në këtë ministri ka anëtarë të komisioneve që e dinë se sikur të ishte e mundur që nënë logon “Makedonska knizhevnost” të përfshiheshin edhe veprat letrare të shkruara edhe në gjuhën shqipe, atëherë në këtë projekt, do mund të përfshiheshin edhe librat e cilit do autori dhe në cilëndo gjuhë të botës. Pra, mendoja se kam të bëjë me Ministri dhe Komision të Ministrisë së Kulturës, që e dinë se nëse sintagma “Makedonska knizhevnost” përfshinë tërë koloritin shumëgjuhësorë letrarë në Maqedoni, atëherë mbetet pa shenjën njohëse etnike letërsia e shkruar në gjuhën maqedonase dhe me alfabet cirilik. Por, mbase në qeverinë e Maqedonisë ka Komisione që çdo problem e zgjidhni me mbivotim, edhe atë duke mos e ditur se në këtë mënyrë e japin votën pro atyre që thonë se çdo gjë që ndërlidhet me popullin e sotëm të vetëquajtur maqedonas, duhet të identifikohet me emërtimin “Sllavomaqedonase”.

Komente (9 dërguar):

aarianitaa më 01 October, 2008 10:39:12
avatar
... frikohem mos eshte ashtu si thote populli "prej shiut ne bresher" .... I nderuar, me vemendje i lexoj te gjitha shkrimet qe i botoni. Zoti ju shperblefte dhe jua ruajt ju dhe familjen tuaj.
Arben më 08 October, 2008 09:00:32
avatar
Pershendetje z.Kim,
Duhet te jemi te lumtur qe en mesine popullit tone ka njeres edhe te profilit Tuaj, qe aq mire arrin te kuptoje kurthet e nje politike adoleshente sllavo-maqedonase per pervetesimin e gjithckaje, qofte dhe e huaj, vetem e vetem per ta "pervetesuar" e per te "sendertuar" nje histori dhe identitet te tyre. Por se indetiteti i ndertuar mbi storie falco edeh i tille behet, pra fallco. Qofshi me jete, e ju prifte e mbara ne rrugen e jetes Suaj.
Arben Halili,
Shipkovice, Tetove
gllaznja më 18 November, 2008 11:12:24
avatar
I vetemi shqiptare je z.Kim qe ua thue ne sy shkijeve qe nuk don me bashkepunue per interesat e tyre,dhe se nuk deshiron te behesh loder e tyre pra ne duhet te gezohemi te krenohemi me ty q ete kemi, une lutem per ty ALLAHU te ruajt nga cdo rrezik i mundeshm qe mund te te kanoset.Me respekt gllaznja-Kumanove
zamir më 21 November, 2008 10:12:35
avatar
... po sikur ju z. Mehmeti te kishit formuar nje parti te vogel, nje model se si menaxhohet dhe drejtohet ky popull i zhgenjyer shqipetar ne Maqedoni? ide e shkelqye por jam i sigurt qe ju nuk do ta kishit be dhe keni te drejte. Respekte!
eron më 03 January, 2009 12:08:39
avatar
une mendoj se ti je pjese e literatures maqedonase;fakti se ke shkruar ne at gjuhe(qe ne vetvete nuk ka azgje te keqe)vlersimi i nje shkrimtari ne historine letrare te gjuheve te ndryshme at e ben vetem me te madh e me njerzor
kim;mendimi im eshte se,perfshirja jote ne literaturen maqedonase nuk te ben fare me pak shqiptar e nuk e demton literaturen e te shkruarit shqip tende,jane dy gjera te ndryshme,per mua.
per te gjithe eshte e qarte si per maqedonasit besoj edhe per shqiptaret se ti nje nje shkrimtar shqiptar se pari
Afrimi më 04 January, 2009 04:05:59
avatar
Pershendes vendimin e menqur te zoteri Kim Mehmetit, eshte fat i madh per shqiptaret e Maqedonis qe kan nje njeri si ky, e poashtu edhe une jam krenar qe kemi njerz te menqur e vizionar si Kim Mehmeti, qe shohin larg, njeherit shfrytezoj rastin ta uroj per qmimin e marr, e per mendimin tim shum te merituar, qmimin 'Rexhai Surroi', deshrijoj ta kemi me teper te pranishem ne diskutime e tribuna te hapura, sepse shoqeria shqipetare ka nevoj shume per mendimet e tij, e qe mendoj se jan shum te nevojshme per te gjith ne, ju deshiroj shendet.
eron më 05 January, 2009 11:02:17
avatar
nje plotsim i mesaxhit te meparshem timin
desha te jam vetem nje shembull;ka shume shkrimtar e poet tone te kohes se rilindes e me vone njerz te medhenj e shtetformues kane shkruar ne gjuhe te ndryshme si vellezrit frasheri,pashko vasa e shume te tjere
beadin më 14 January, 2009 07:52:39
avatar
Ketu ska hapsir per koment.Kimi me se miri e di se a ka pasur padrejtsi apo donje prapavi,prandaj duhet respektuar vendimi i ti.
shipetari më 03 March, 2009 07:15:37
avatar
Pergezime z.Mehmeti se pari per guximin qe ke dhe pastaj per punen qe bene dhe une konsideroj se je i vetmi shqipetar ne maqedoni ne kuptimin e plote te fjales sepse disa politikan shqiptare ne maqedoni jane te kohes dhe te tipit te Esat Pash Toptanit

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tag
Ska asnjë tag
Votoni këtë tekst
4.50
Tjera nga Analiza
Previous
image
Arkëza e rrëfimeve sekrete
Shkruan: Kim MEHMETI Në dhomën time të punës, në një nga raftet me libra, me vite qëndronte një arkëz ku ruaja “eksponatet” nga kohët e fëmijërisë ...
image
POPULLI I PARTISË
Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre....
image
Jo poste, por pozita
Kim Mehmeti   E kaluara ka dhënë shumë prova çka u ndodh popujve që kanë politikanë të paaftë, por askush nuk ia ka dalë të shpjegojë se ...
image
Ngjyrat etnike të botës
  Shkruan:Kim MEHMETI Sa u përket shqiptarëve, atyre duhet thënë se cilado parti e tyre t’i fitojë këto zgjedhje dhe pa marrë parasysh se me cilën parti ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan:Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte edhe Harun ...
image
Njeriu si numër i thjeshtë
Shkruan: Kim MEHMETI Kaloi një vit nga tragjedia e Radushës, fshat në afërsi të Shkupit, ku policia maqedonase ekzekutoi katër shqiptarë. Ndër të ekzekutuarit ishte ...
image
BDI-ja, mundësi e harxhuar
Nga Kim Mehmeti Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore ...
image
ÇKA I TAKON SUNDUESIT, NUK I BIE NË HISE VASALIT
 Kim Mehmeti  Në hapësirat shqiptare kryesisht dominojnë dy grupe politikanësh: ata të paktët që e kanë kuptuar se, po dite ta përdorësh, politika është shërbëtore e ...
image
Populli i ushqen, liderët i mjelin
Sa u përket të këqijave që të vijnë nga njerëzit, ka të atilla që jetën ta bëjnë rrënojë dhe të këqija, të cilat thuajse e ...
image
Mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm
Kim Mehmeti Shumica e politikanëve shqiptarë janë nga ata që mësojnë ngadalë, por gabojnë dhe pasurohen ngutshëm. E kjo është veçori e njerëzve që mbahen të ...
image
Тë kapur në peshizkën e Gruevskit
Kim MEHMETI Më pyesin pse nuk shkruaj më shpesh si dikur, pse jam heshtur. Unë u them: Vallë nuk e shihni se fjalët kanë humbur çdo ...
image
Biri im!
Kim MEHMETI Libri i Zija Çelës, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, më ra në dorë posa doli nga shtypi. Por, e kam lexuar shumë vonë. Ai ...
image
KISHA KU DO VARROSET TOLERANCA NDËRETNIKE E NDËRRELIGJIOZE
Kim MEHMETI Fshehurazi dhe pa e ditur njeri, në Kalanë dardane të Shkupit u ngrit konstruksioni bartës prej metali i një kishe ortodokse. Pas reagimit të ...
image
“Maunokratët” e partitizmit shqiptar
Kim MEHMETI Më shumë se katër dekada me radhë, Enveri shqiptarëve ua vrau Zotin duke dashur që vetveten ta shpallte Perëndi të vetmen të tyre. Në ...
image
“Lufta” e dështuar e kryeministrit
Kim Mehmeti Ai që nuk e sheh se në “Pero Nakov” nuk luftohen aktivitete joligjore, por bëhet luftë kundër medieve më të fuqishëm, asnjëherë nuk do ...
Next